Nga Vlora në Devoll, tre vatra zjarri aktive në vend

Nga Vlora në Devoll, tre vatra zjarri aktive në vend

Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile, informon lidhur me situatën e zjarreve në vend, ku në 24 orët e fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, prej të cilave tre janë ende aktive dhe dy në monitorim.

Në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë, vijon aktive vatra e nisur më 25 gusht si dhe vijon zjarri në pyllin e Pishë-Poros. 

Sot në terren po punojnë 30 forca zjarrfikëse e bashkiake dhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura me tre automjete. Zjarri ka intensitet të ulët, duke djegur kryesisht trungje brenda vatrës.

Në fshatin Miras, bashkia Devoll, vijon zjarri në një sipërfaqe pyjore, ku po punojnë rreth 70 forca vendore të MZSH, bashkisë dhe vullnetarë.

Vatra në monitorim

Skrapar (Bogovë) – Zjarri në pyllin me pisha është vënë nën kontroll, ndërsa po mbahet në monitorim nga forcat zjarrfikëse dhe bashkiake.

Pezë Helmës, vatra të izoluara në zonën e Kodrave të Caushit po vijojnë të monitorohen. 

Korçë (Parku Natyror Gërmenj) 

Vatra e riaktivizuar në zonën e piramidave 14–15 është izoluar dhe po monitorohet nga forcat operacionale.

Strukturat e Mbrojtjes Civile, zjarrfikësit, bashkitë, Forcat e Armatosura dhe vullnetarët mbeten të angazhuar në terren për të kontrolluar situatën dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy