Përmbytje në Malajzi dhe Tajlandë, të paktën 8 të vdekur

Përmbytje në Malajzi dhe Tajlandë, të paktën 8 të vdekur

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në Malajzinë veriore dhe në Tajlandën jugore për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur këto rajone prej ditësh, njoftuan sot zyrtarët e të dy vendeve.

Më shumë se 80.000 persona janë evakuuar në 467 strehimore të përkohshme në Malajzi këtë javë, me katër vdekje të regjistruara në shtetet veriore të Kelantan, Terengganu dhe Sarawak, sipas zyrtarëve.

Në të njëjtën kohë, përmbytjet në Tajlandën fqinje vranë dy persona në provincën Pattani dhe dy të tjerë në provincën Songkhla, njoftoi Departamenti i Parandalimit dhe Zbutjes së Fatkeqësive.

Nga ana tjetër më shumë se 240.000 familje në Tajlandën jugore janë prekur nga përmbytjet, pas ditëve të shiut të dendur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy