Fizioterapisti Valon Maloku shpjegon arsyet e marramendjes, humbjes së ekuilibrit dhe problematikat që lidhen me posturën.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai tha se ekzaminimin kryesor të marramendjes e bën doktori, por se mund të ketë arsye të ndryshme dhe fizioterapisti mund t’i trajtojë.

Mund të kenë faktorë psikologjik, por edhe fizik. Pacienti ka vështirësi kur shtrihet, ndjen sikur bie në momentin që shtrihet, për shkak të veshit të mesëm.
Edhe ulja ngritja e kokës, majtas dhe djathtas. Nga fizioterapisti janë rastet më të shumta të trajtuar, 50% e pacientëve që vijnë te ne, e kanë psikologjike.
Marramendja është një dhimbje që përjeton. Ne e dëgjojmë fillimisht doktorin, pasi mbi 80% ka të bëjë me arsyet psikologjike.
Kur kemi marramendje mund të kemi probleme vertebrale. Kur është problemi te vëmendja, mjafton të dëgjojmë, flasim me ta dhe të japim ushtrime për qetësim.
Mund të shkosh edhe te një psikolog, por jo domosdoshmërisht jep diagnozën e saktë, por ne bëjmë diagnozën e duhur.
Në rastin e problemeve psikologjike janë ushtrimet e frymëmarrjes. Është mirë që për këto ushtrime të rrish shtrirë, të marrësh frymë me hundë dhe ta nxjerrësh me gojë.
Ekuilibri varet prej lidhjes sy-veshë dhe si e koordinon truri dhe ka vështirësi në ecje kur përqendrohesh.
Humbja e ekuilibrit shpesh ndodh prej veshit të mesëm dhe zakonisht ka nevojë vetëm për ushtrime.
Kur marramendja shkaktohet nga tensioni, kjo është çështje e doktorit.



