Natë e tensionuar, shpërthime dhe të shtëna në Veri të Kosovës

Natë e tensionuar, shpërthime dhe të shtëna në Veri të Kosovës

Një natë aspak e qetë për Veriun e Kosovës ku janë shënuar shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri.

Situata e tensionuar nisi qysh mbrëmjen e djeshme, për të vijuar me dy shpërthime të tjera pas mesnate në afërsi të Zveçanit.

Mediat e Kosovës raportojnë se të shtëna me armë ka patur edhe në Zubin Potok, por të dhënat e deritanishme nuk flasin për të lënduar.

Tensionet nisën kur pala serbe përdori makineri të rënda duke krijuar barrikada, të cilat raportohet të jenë shtuar gjatë natës. Po ashtu forcat serbe kanë ngritur edhe çadra për të qëndruar dhe bllokuar rrugët.

Situata u tensionua pasi gjatë së shtunës u arrestua ish-zyrtari i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç, ku siç njoftoi ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, prangosja erdhi nën dyshimin se ka organizuar “sulmin terrorist në zyrat e KQZ-së në veri të vendit”.

Gjatë pasdites së të shtunës, Policia e Kosovës njoftoi se ka mbyllur për qarkullim pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Policia tha se kjo është një masë paraprake e sigurisë, pasi serbët lokalë bllokuan disa rrugë në Veri, si shenjë pakënaqësie për arrestimin e Pantiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy