
Debati për taksën europiane mbi gjigantët e internetit mbetet pezull në Bruksel për shkak të mungesës së konsensusit, e megjithatë, çdo shtet ndjek strategjinë e vet. Sot, ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, ka propozuar një ligj, me të cilin Franca takson të ardhurat e gjigantëve të internetit, si Google, Amazon, Facebook dhe Apple. “Preferoj një Europë që vendos para një të tille që diskuton”, ka thënë Le Maire.
Masa e propozuar, e cila u paraqit në Këshillin e Ministrave, parashikon një tarifim me 3% të kompanive që kanë një xhiro botërore mbi 750 milionë euro dhe 25 milionë në Francë. Kjo prek kompanitë më të mëdha që operojnë në vend, rreth 30 të tilla janë amerikane. Parisi ka për qëllim që nëpërmjet kësaj take të mbledhë 500 milionë euro në vit. “Një taksë e tillë mbi gjigantët e internetit është një masë e fortë, e pritur nga francezët, që rivendos drejtësinë fiskale dhe ndihmon në përmirësimin e sistemit fiskal të shekullit XXI”, ka thënë ministri. Ky mund të jetë vetëm hapi i parë.
“Ndalesa” në Bruksel
Masa e paraqitur nga Le Maire është e ngjashme me atë të diskutuar në nivel evropian, por që nuk ka gjetur mbështetjen e të gjitha shteteve. Në Evropë, pra, ekziston ende një konsensus i përgjithshëm mbi këtë taksë: duhet unianimitet, por tani për tani vetëm 23 nga 28 shtete janë në favor të saj. Disa vende si Spanja, Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe madje edhe Italia, në fakt kanë marrë masa kombëtare.
Taksa e internetit e qeverisë Lega-Cinque Stelle, e prezantuar në ligjin për buxhetin, është mjaft e ngjashme me atë të Parisit. Ligji parashikon një taksë prej 3% në të ardhurat e kompanive dixhitale me qarkullim global mbi 750 milionë euro dhe të ardhurat e krijuara në Itali me më shumë se 5.5 milionë. Megjithatë, masa nuk shtë vënë ende në zbatim.



