Gjyqi në Hagë, Kuçi: Procesi i tejzgjatur dëmton Kosovën, akuzat janë të pabaza dhe të çuditshme (VIDEO)

Gjyqi në Hagë, Kuçi: Procesi i tejzgjatur dëmton Kosovën, akuzat janë të pabaza dhe të çuditshme (VIDEO)

Analisti Gurakuç Kuçi deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK janë të pabaza dhe të çuditshme.

Duke vijuar më tej shpjegimin e tij, Kuçi tha se UÇK ka qenë një forcë guerile e cila nuk kishte kontroll në të gjitha celulat e saj, dhe se mund të ketë pasur veprime të pamatura që kanë bërë njerëz të caktuar, por kjo gjë nuk e prish imazhin e kësaj strukture.

Sipas Kuçit procesi që mund të zgjasë deri në 5 vite po e dëmton shumë Kosovën.

UÇK nuk ka pasur një rregull si ushtri  dhe mbajtja nën kontroll e çdo celule ka qenë e vështirë, megjithatë akuzat që janë ngritur nga logjika duken të pabaza dhe çuditshme. Flitet për aktivitete që njerëz të caktuar i kanë bërë kundër serbeve, stacioneve policore. Ka qenë një lloj vetëmbrojtje dhe prishje e qendrave që mos të shkaktojnë probleme te popullsia.

Unë kam jetuar në një zonë që UÇK e ka mbrojtur, por nuk ka bërë ndonjë dëm. UÇK  nuk ka ushtruar ndonjë krim mbi popullsinë serbe apo ndonjë person në Kosovë. Krerët e UÇK në fund do të kenë një pafajësi siç e kishin më herët Haradinaj dhe Limaj.

Deri në qershor të 1999 askush nga UÇK nuk ka ushtruar ndonjë krim ndaj ndonjë personi, edhe nëse ka qenë ndonjë veprim i pamatur nuk ka qenë e ushtrisë. Argumentet janë në anën e krerëve të UÇK dhe vetë kjo Gjykatë nuk ka një fillim që dëshmon bazën e saj, se ka filluar si organ kundër trafikimit të organeve dhe kjo akuzë nuk ekziston më.

UÇK ka qenë forcë guerile dhe nuk ka pasur celula të mirë kontrolluara, nuk ka qenë ushtri e rregullt. Në këtë mënyrë ka qenë e pamundur të kontrollohet. Pjesëtarë të UÇK-së nuk kanë qenë të mirë disiplinuar, kanë qenë vullnetarë mund të kenë bërë veprime jo të duhura , por nuk e prish imazhin e UÇK-së.

Që nga viti 2000 ka filluar të ngrihet aktakuza ndaj pjesëtarë të UÇK-së, janë publikuar fakte sesi pjesëtarë të shërbimeve serbe tentonin të blinin dëshmitarë.

E kemi parë tek Haradinaj dhe Limaj që sado janë bërë fabrikim faktesh nuk kanë arritur t’i bëjnë fajtorë. Gjykimi mund të zgjasë deri në 5 vitet e ardhshme. Një drejtësi e vonuar nuk është drejtësi. Po i lejohet diplomacisë serbe që të bëhet propagandë kundër Kosovës. Kjo po e dëmton më shumë Kosovën. Procesi i tejzgjatur po e dëmton vendin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy