Bregu: Gonxhja më i favorizuari për Tiranën. 90 për qind e drejtorëve të bashkive janë ende në punë (VIDEO)

Bregu: Gonxhja më i favorizuari për Tiranën. 90 për qind e drejtorëve të bashkive janë ende në punë (VIDEO)

Analisti Zylyftar Bregu tha në Mcn Live se mendon që 90 për qind e drejtorëve të bashkive janë në punë, ndonëse formalisht kanë kryer aktet e dorëheqjeve. 

Sipas tij ka zëra që nesër mund të shpallen edhe zgjedhjet e parakohshme në 3-4 bashki të vendit. Bregu tha se Blendi Gonxhja është më i favorizuari për kandidat si kryetar bashkie i PS në Tiranë.

 

Ka disa zëra që e lidhin ditën e nesërme, përveç shpalljes së qeverisë, me vendimin për të bërë zgjedhje të parakohshme në 3-4 bashki. Edhe një deklaratë e Ramës në daljen e fundit, që po pres një analizë juridike nga ekspertët. Mendoj që e ka çuar në zgrip çështjen e Tiranës. Mendoj që të gjithë drejtorët në masën 90 për qind në punë, edhe pse e kanë bërë aktin formal të dorëheqjes.

 

“Kandidatët për bashkinë e Tiranës janë dy, ministrja e Arsimit. Por nga informacionet që kanë rrjedhur thuhet që ajo e ka refuzuar këtë post. Personi i dytë, që bëri një test në fushatë, ishte z.Gonxhe. Besoj që testin e ka bërë me lejen e Ramës, për të treguar fuqinë e vet elektorale në kryeqytet. Më i favorizuari besoj që është z.Gonxhe”.

 

Duke folur për listën e qeverisë “Rama 4”, që qarkullon në media, Bregu shprehet:

Është një shaka vere sepse logjika politike që kryeministri Rama ka ndjekur këto 12 vite për emërime dhe shkarkime, s’ka lidhje me mënyrën si lista u bë dhe qarkulloi. Emrat janë të përfolur në media, një pjesë e tyre nga vullneti i secilit prej tyre për t’u afishuar, nga afërsia e secilit me kryeministrit, por s’ka lidhje fare. Në botë këto lista ndonjëherë hidhen për të testuar opinionin publik, por s’është Rama i tillë. Ai listën e vet e bën vet dhe s’pyet as ata që emëron. Lista që doli dje s’është liste e hedhur ‘underground’ nga Rama për të testuar opinionin publike”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy