
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit ka kërkuar që parlamenti t’i zgjasë mandatin të paktën deri në mbërritjen e opinionit të Komisionit të Venecias.
Nesër pritet që komisioni të zhvillojë një tjetër mbledhje, prej orës 11:00 ku do të diskutohet për çështjen e Presidentit.
Mësohet se Komisioni i cili do të mbyllej me datë 8 tetor do t’i kërkojë Kuvendit zgjatje të afatit të punimeve, për shkak se në 12 tetor Komisioni i Venecias do të sjellë në Kuvend një raport paraprak mbi kreun e shtetit Ilir Meta.
Një ditë më parë në një raport prej 50 faqesh, presidenti Ilir Meta u shpreh se zhdekretoi zgjedhjet e 30 qershorit për të mos rrezikuar anëtarësimin në BE, i cili ka qenë një objektiv për të gjithë shqiptarët.
Më datë 9 shtator për më shumë se 2 orë, presidenti, Ilir Meta raportoi para Komisionit Hetimor të ngritur nga socialistët për shkarkimin e tij, lidhur me dekretin e lëshuar prej tij për anulimin e zgjedhjeve dhe dekretin e dytë për një palë zgjedhje të reja më 13 tetor.



