
Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e lajmeve të MCN Tv se qeveria shqiptare jo vetëm që nuk po lufton monopolet natyrore, por nëpërmjet korrupsionit dhe deformimeve që vijnë nga vendimmarrja krijon dhe monopole të reja.
Sipas Sokos qeveria shqiptare duke qenë se korrupsion e ka simbol krijon të kushte optimale për të krijuar monopole në çdo sektor të ekonomisë.
Qeveria shqiptare jo vetëm që nuk po lufton monopolet natyrore, por nëpërmjet gjithë këtyre plagëve të keqmenaxhimit të ekonomisë së vendit, duke nisur që nga korrupsioni, që nga aferat me paratë e buxhetit të shteti, të ndihmojë në krijimin e monopoleve artificiale tashmë.
Qeveria e ka detyrë të luftojë edhe monopolet natyrore që lindin në një ekonomi tregu, qeveria jo vetëm që nuk i lufton por nëpërmjet korrupsionit dhe deformimeve që vijnë nga vendimmarrja krijon dhe monopole të reja. Dhe aty ku nuk ka tentativë për të krijuar një monopol, e krijon.
Kjo vjen se korrupsioni ka tendencë për të riprodhuar veten. Një treg monopol është më e lehtë për të bërë korrupsion. Paratë që vjen nga tregje me konkurrencë për korrupsionin janë të ulëta, kur tregu monopolizohet përfitimet që marrin të korruptuarit nëpërmjet korrupsionit janë më të larta.
Prandaj qeveria shqiptare duke qenë se korrupsion e ka simbol krijon të kushte optimale për të krijuar monopole në çdo sektor të ekonomisë.
Për të gjitha gjërat që flasim qeveria e ka mundësinë, të gjitha janë të realizueshme. E vetmja gjë që diskutohet është vullneti. Nuk ka vullnet për ta bërë. Qoftë ndërhyrja në strukturën fiskale, duke lehtësuar pak konsumin, duke e kompensuar nga krahu tjetër me taksimin e kapitalit,
Në filozofinë politike të qeverisë është ‘që të gjejmë sa më shumë vrima për të përfituar personalisht' dhe eksperienca me këtë qeveri këtë na ka treguar, këta mendojnë që të gjejnë sa më shumë hapësira, duke nisur nga hapësirat ligjore, dhe ato financiare, pra të bëjnë ligjet që paratë e buxhetit të shkojnë në ato vende jo ku i bën mirë qytetarëve, por ku i bën mirë personalisht.



