
Në Davos të Zvicrës do të marrë pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Lajmin e konfirmon Zyra për Informim e Presidentit, e cila thotë se Thaçi do të zhvillojë shumë takime, për të shtyrë përpara agjendën e njohjes dhe thellimin e bashkëpunimit me përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse.
Ky forum mbledh shumicën e liderëve më të fuqishëm të botës, të cilët përbëjnë përfaqësues të shteteve anëtare të G7 dhe G20. Presidenti amerikan, Donald Trump, ai francez, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, si dhe liderë të tjerë botërorë do të marrin pjesë në këtë forum.
Punimet e forumit më të madh ekonomik botëror, pritet të nisin të hënën.



