Paketa fiskale, Hoxha: Parashikon më shumë penalitete se mbështetje, duhen politika afatmesme dhe afatgjata

Paketa fiskale, Hoxha: Parashikon më shumë penalitete se mbështetje, duhen politika afatmesme dhe afatgjata

Për Eriola Hoxhën, eksperte ekonomie, paketa fiskale parashikon më shumë penalitete sesa ndihma dhe mbështje për bizneset dhe ekonominë shqiptare.

E ftuar në studion e emisionit “MCN Economy”, Hoxha tha se në Shqipëri duhet të planifikohen politika fiskale afatmesme dhe afatgjata pasi vetëm në këtë mënyrë mund të menaxhohen krizat.

Duket se paketa fiskale parashikon një sërë penalitetesh më shumë sesa ndihma dhe suport në kuadër të luftë që ka sjell dhe efekte në ekonominë. Nuk kishte si të qëndronte pa u prekur dhe ekonomia shqiptare. Bizneset kanë dalë me një deklaratë që ndihen të pakënaqur, nuk kemi një paketë fiskale të thelluar. Duket se penalitetet nga ana e qeverisë do ta reformojnë ekonominë duke ulur evazionin dhe informaliteti.. Fakti që qeveria nuk ka ndërmarrë një ndryshim të thellë është që të ruajë të njëjtat parametrat.

Duhet të planifikojmë politika fiskale afatmesme dhe afat gjata. Duke i planifikuar këto lloj politikash në jemi të prirur të kemi skenarë të mundshëm për zgjidhjen e krizave. Do te kemi plane si mund të dalim nga një krizë dhe nga tregu i brendshëm. I kemi kushtet e nevojshme që të bëjmë një reformë të thellë të reformimit tatimor. Ne duhet të dimë t’i japim mbështetje bizneseve që janë nevojë dhe t’i japim përjashtime atyre që kanë nevojë.

Hoxha tha se rritja e çmimeve do të vazhdojë, megjithëse nuk dihet ende përsa kohë. Më tej, ekspertja tha që çmimet nuk do të kthehen asnjëherë në situatën ku kanë qenë.

Rritja e çmimeve do vazhdojë, por sa do të vazhdojë nuk e dimë, çmimet nuk do të kthehen asnjëherë në situatën ku kanë qenë. Duket që ekonomia në 2023 parashikohet të ketë një ulje në 3.2 %. E rëndësishme të mbajmë inflacionin e kontrolluar.

Duket se nga një anë paketa fiskale parashikon që të krijojë një formë edukimi, por nga ana tjetër biznesi i ndodhur në vështirësi e kundërshton këtë paketë dhe parashikon që duheshin marrë më shumë masa lehtësuese.
Kam dëgjuar anën tjetër të bizneseve të vogla dhe të mesme ku pjesa më e rëndësishme janë të formalizuar, por çfarë bëhet me pjesën informale. Krijojmë një politikë që disfavorizon një pjesë. Ka një numër të lartë biznesesh të paregjistruara.

Për kategoritë e bizneseve nuk duhet të ndalemi tek ndryshimet shumë të vogla të paketave sociale. Duhen investime nga buxheti i shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy