LSI kallëzon në SPAK Niko Peleshin dhe tre drejtorë në Korçë

LSI kallëzon në SPAK Niko Peleshin dhe tre drejtorë në Korçë

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari ka paditur në Prokurorinë e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshin si dhe tre drejtorë të rëndësishëm në këtë qytet.

Kallëzimi është bërë për akuzat e “shpërdorim detyre” dhe “përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Kallëzimi është bërë ndaj: Niko Peleshi, ministër i Mbrojtes dhe drejtues politik i PS në qarkun Korçë, Petrika Tollkuçi drejtori i FSDKSH Korçë Ilir Bajlozi drejtori i drejtorisë rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë, Artur Qeramixhi drejtor i OSHEE Korçë.

Në kallëzimin penal të Braimllarit, thuhet se “të gjithë këta shtetas të cilët kemi kallëzuar ushtrojnë funksione publike prej kohësh, ata e kanë lënë postin dhe kanë filluar të bëjnë fushatë ku të munden dhe si të munden duke filluar që nga zyra e tyre ku ushtrojnë detyrën publike, ashtu edhe të punonjësve në varësi të tyre duke i ngarkuar me detyra politike edhe pse ato ushtrojnë një detyrë publike jopolitike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy