Lëvizja konservatore e Kokalarit, Papa: Në Shqipëri ka shumë parti, por dy partitë e mëdha nuk hiqen dot

Lëvizja konservatore e Kokalarit, Papa: Në Shqipëri ka shumë parti, por dy partitë e mëdha nuk hiqen dot

PD zyrtare do të mbledhë nesër këshillin kombëtar ku që sot kanë deklaruar bojkotin 17 deputetë. Lidhur ëme këtë gazetari Robert Papa në studion e lajmeve në MCN TV u shpreh se kjo është një non sens nga një grup që nuk janë as PD e vërtetë dhe se nuk ja vlen të harxhosh minuta me ta. Ndërsa lidhur me lëvizjen konservatore të Evi Kokalarit, Papa tha se janë munduar shumë të krijojnë parti të reja dhe se dëshira e gjithkujt për të hyrë në politikë nuk duhet penguar. ‘Ajo ka një ide mund ta realizojë, por në Shqipëri është e vështirë ti mbushësh kur nuk ke komisionerë, vëzhgues. Sistemi këtu nuk funksionon si në Amerikë, këtu funksionon me oligarkë të mëdhenj, por dëshira e gjithkujt për të hyrë në politikë nuk duhet ndalur. Sa i përket faktit se ka mbështetje nga SHBA atëherë duhet të na e tregojë. Por që të përmendësh Amerikën nuk besoj se supet e shqiptarëve mund ta mbajnë. Amerikanët mbështesin popullin, ata njohin gjithmonë pushtetin. Në Shqipëri ka shumë parti, por kur vjen fundi këto dy partitë e mëdha nuk hiqen dot, është e vështirë dhe fatkeqësisht kontrollojnë gjysmën e elektoratit", tha Papa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy