Kume zbulon emrat e deputetëve që u bënë pjesë e Kryesisë së PD-së: 6 anëtarë votuan kundër emërimit të dy nënkryetarëve (VIDEO)

Kume zbulon emrat e deputetëve që u bënë pjesë e Kryesisë së PD-së: 6 anëtarë votuan kundër emërimit të dy nënkryetarëve (VIDEO)

Pasditen e sotme janë miratuar ndryshimet statutore në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së së Rithemelimit.

Gazetari Mariglen Kume në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv, nga selia blu tha se Gjekamarkaj dhe Bardhi janë emëruar si nënkryetarë të PD-së me shumicë ndërkohë që vetëm 6 anëtarë kanë votuar kundër.

Po ashtu Kume bëri me dije se cilat janë deputetët që janë bërë pjesë e Kryesisë së PD-së.

Pas dy mbledhjeve të njëpasnjëshme, të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar Gazment Bardhi dhe Agron Gjekamnarkaj do të jenë nënkryetarë të PD-së.

Kjo ka qenë pikë që ka hasur diskutime në mbledhjen e Kryesisë, po më pas kanë vendosur ta çojnë për votim në Këshillin Kombëtar ku mori votat e mjaftueshme, përveç 6 anëtarëve që votuan kundër këtyre ndryshimeve.

Do të ketë 4 nënkryetarë dhe për këta katër, është vendosur një dispozitë tranzitore që do përdoret vetëm për këtë rast specifik për shkak të çështjes së bashkimit që ishte artikuluar. Do të vijojë e njëjta skemë për drejtimin, do të jetë Berisha që njihet dhe nga grupi Bardhi, ndërkohë që Noka bashkë me nënkryetarët do të nisin turin e takimeve në të gjitha degët. Janë 19 degë ku do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarët e degëve që më herët kishin dhënë dorëheqjen për t’u përfshirë në primaret për zgjedhjet e 14 majit.

Dhurata Çupi, Zheni Gjergji, Tomorr Alizoti, Ervin Salianj, Ferdinand Xhaferraj i janë bashkuar kryesisë së PD-së së Rithemelimit. 

Do të jetë dhe Tabaku në kryesinë e Rithemelimit që sot nuk ishte e pranishme në mbledhje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy