Rrëmbimi i 3-vjeçarit nga gjyshërit, Zhabina: Më shumë është dramë familjare se sa penale

Rrëmbimi i 3-vjeçarit nga gjyshërit, Zhabina: Më shumë është dramë familjare se sa penale

Gazetari Xhevair Zhabina, rrëmbimin e fëmijës 3-vjeçar nga gjyshërit e tij, e sheh si një ngjarje që nuk është hasur më parë dhe se cilido gjyqtar apo prokuror do të jetë në dilemë të madhe se çfarë duhet të bëjë me këtë çështje.

Ai tha se nëse do i qëndrojmë idesë se drejtësia është procedurë, mbi gjyshërit dhe të afërmit e tyre rëndon akuza e rëndë, rrëmbim personi dhe mbajtje peng e personit dhe rrezikojnë 7-10 vite burg.

Por ndoshta drejtësia mund të jetë edhe përballë idesë që drejtësia mund të jetë frymë, dy prindër që kanë humbur djalin në moshë shumë të re dhe që ishte bërë baba prej shumë pak kohësh.

Duke qenë nipi i tyre unë jam i bindur se ata e kanë mbajtur shumë mirë. Përveç mallit për nënën e tij, nuk kishte pësuar gjë fëmija, gjyshërit ishin sjellë shumë mirë. Por ligji është ligj.

Është në dorë të gjyqtarit dhe prokurorit. Kemi pasur dhe një shenjë nga ministri Balla që duhet të negociohet se gjyshërit janë shumë të mirë.

Jam i bindur se ka pasur shumë negociata me familjarët dhe gjyshja e ka dorëzuar fëmijën në polici. Disa detaje kanë qarkulluar.

Prindërit tek fëmija 3-vjeçar shikonin djalin e tyre. Ishin kundër largimit të nuses nga shtëpia.

Duke pasur parasysh idenë, e reja ishte përballë idesë që e reja të rrinte në shtëpinë e vjehërrve  të saj dhe të mos vazhdonte jetën, ndërkohë që ishte 22 vjeçe, ose të largohej nga shtëpia dhe të vazhdonte jetën e saj.

Dhe në momentin që do të largohej do të merrte dhe fëmijën.

Kjo ka bërë që malli që kishin për të birin, gjyshi thoshte që kur shihja nipin, harroja që djali kishte vdekur, më shumë është një dramë familjare se sa një dramë penale.

Duke folur në emisionin “Zgjohu me MCN”, Zhabina tha se gjyshërit përballjen me ligjin e kishin gjithsesi, pavarësisht se do e rikthenin djalin, vendimin e kishin marrë që do e mbanin djalin me çdo kusht, edhe duke e shkelur ligjin.

Kemi një familje që vjen nga Hasi që janë shumë tradicionalë, duke pasur parasysh gjithë këto komponentë, nuk besoj se do të tërhiqej.

Kanë pasur marrëdhënie të mirë brenda familjes dhe ajo i njeh ata dhe për këta arsye ka dashur t’ia lërë drejtësisë.

Drejtësia është në ato raste të rralla, nëse drejtësia do të jetë përballë procedurës, apo përballë frymës.

Kam përshtypjen se takimet e të miturit me gjyshërit do të jenë të survejuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy