Muçaj: Shqipëria nga Veriu në Jug me qendra arkeologjike, qeveria ka hequr dorë nga muzetë (VIDEO)

Muçaj: Shqipëria nga Veriu në Jug me qendra arkeologjike, qeveria ka hequr dorë nga muzetë (VIDEO)

Arkeologu Skënder Muçaj thotë se sitet janë të natyrave të ndryshme, që nga qendrat arkeologjike, parqet arkeologjike dhe se Shqipëria është e mbushur nga Veriu në Jug me qendra dhe monumente arkeologjike, çdo njësi, apo fshat ka qendrën e vetë arkeologjike.

Duke folur për edicionin e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se nëse nuk ka qendra arkeologjike ka monumente natyre, por ne nuk i kemi parë asnjëherë të lidhura bashkë.

Muçaj shton se në Tiranë kemi parkun e Dajtit dhe brenda tij kemi disa monumente dhe se nëse do ta kthejmë kalanë e Dajtit të vizitueshme, duhet zgjidhur pjesa qendrore e administrimit, pasi nuk mund të jenë të ndara ministria e Turizmit dhe ajo e Mjedisit.

Nëse ne iu themi sot ndërtoni bujtina, atëherë tu themi shiko se aty ka dhe kala dhe duhet ta pastrojmë që të ketë dhe një shteg për të vajtur.

Kemi rendur vetëm për qendrat arkeologjike. Kemi pasur Durrësin, Apolloninë, Butrintin, ndërsa Shkodrën e kemi lënë pas.

Lezha që ka kala shumë të mirë është jashtë turizmit. Edhe aty ku është memoriali i Skënderbeut që shkon autobusi.

Më i vizitueshmi është muzeu i Krujës, ka një drejtor që ka vite që është drejtor, nuk ka lëvizur dhe është një nga drejtorët më të mirë të trashëgimisë kulturore.

Drejtori ka zbatuar politikë afatgjatë dhe kanë rezultat, kjo është dhe arsyeja pse ka numrin më të madh të vizitorëve.

Nëse kemi një administratë të mirë, një politikë të mirë, të gjitha këto do i shkojnë ekonomisë.

Problemi i Durrësit është ndër më të vështirat, bazilika e Arapajt nuk vizitohet. Tirana ka numrin më të madh të kështjellave, por është jashtë synimit arkeologjik.

Monumenti kryesor është xhamia e Et’hem Beut, por ne nuk i nxjerrim dot turistët jashtë Tiranës. Kalaja e Tujanit i ka dhënë emrin Tiranës, por askush nuk e di ku është.

Kemi kishën e Brarit. Kemi ullinjtë më të vjetër të Shqipërisë 3 mijë vjeçar në Tujan. Po të donim t’i bënim, mund t’i bënim.

Bylisi është i gërmuar, është i gatshëm. Ne mund t’i japim privatit ato që nuk janë në listë, ose që nuk prishin punë nëse punon mbi ato.

Tropoja ka shpellat më të rëndësishme në Shqipëri, më të gjatat. Butrinti ka rënë nga vizitueshmëria këtë vit, se po kalon nga njëri te tjetri.

Turistët duan verë, vjet i pamë në plazh, sivjet janë në veri. Brenda një viti shohim një lëvizje të madhe.

Vitin tjetër do shohim që do ikin drejt Korçës, Kolonjës.

Nuk do rri gjithë ditën në plazh njeriu. Dhe kur vjen turisti thotë që Shqipëria nuk ka vetëm detin.

I pyetur se si i menaxhojnë vendet e tjera pasuritë arkeologjike, Muçaj tha se përgjithësisht i kanë shtetërore, por janë qytetet ato që i menaxhojnë.

Në një qytet ku nuk ngjiten dot të gjitha moshat, kanë bërë shkallë lëvizëse ose teleferik që t’i vizitojë.

Njeriu nëse vete në verë në mes të vapës nuk ngjitet dot. Përveç monumentit i kanë kushtuar vëmendje muzeut.

Ne muzeun e kemi lënë mënjanë, nuk e di pse kemi hequr dorë. Muzeu ndërtohet kollaj se ne kemi mjedise që janë shtetërore për tu bërë muze.

Këto shumë mirë i bëjnë bashkitë, më mirë se gjithë të tjerët. Forca për arkeologji dhe restaurim ka plot, mësohen, se njohuritë e përgjithshme janë. Duhen kombinuar të gjitha.

Puna është një plan i përgjithshëm zhvillimi, afatgjatë, afatshkurtër, të fillojë nga pushteti qendror, te njësitë administrative e deri te fshati i fundit.

Kam qenë pjesë e planit të menaxhimit. Bylisi sipas planit të menaxhimit që u bë po të realizohet ai do jetë shumë mirë. Kemi pasur modelet përpara.

Petrelën ia dhanë dikujt. Ia dhamë kalanë e Lëkursit në Sarandë, e bëri lokal, kafene. Ti vete atje ulesh në restorant dhe nuk e sheh njeri kalanë.

Prishi sheshe, çfarë fitoi Lëkurësi? Modele të tjera nuk kemi pasur, ato që kemi pasur ka dështuar.

Italia nuk ka menaxhim privat, Greqia nuk ka. Qendrat e mëdha i ka vetë shteti.

Ka probleme menaxhimi dhe nga vetë punonjësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy