Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik të planifikuar me Kosovën.
Në një deklaratë në rrjetin social X ambasada amerikane në Prishtinë bën me dije se ky vendim ka ardhur për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.
Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës.
Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga Kryeministri në Përgjegjësi Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve.
Në deklaratë thuhet se dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe atij kosovar dhe se SHBA-ja shpreson të rikthejë këtë proces në të ardhmen, kur të jenë krijuar kushtet e përshtatshme.
Embassy Pristina Statement Announcing Suspension of Strategic Dialogue with Kosovo
September 12, 2025
The United States has indefinitely suspended its planned Strategic Dialogue with Kosovo due to concerns about caretaker government actions that have increased tensions and… pic.twitter.com/Y4h6wTbe07— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) September 12, 2025



