Harxhi: Me Trump në krye të SHBA, nisi rendi i ri botëror. Tërmet gjeopolitik në javët e para

Harxhi: Me Trump në krye të SHBA, nisi rendi i ri botëror. Tërmet gjeopolitik në javët e para

Ish-zëvendësministrja e Jashtme Edit Harxhi thotë se rendi i ri botëror filloi me rikthimin e Donald Trump në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me dy javët e para të tij, kur askush nuk e merrte vesh se si do të ishte drejtimi.

Duke folur për emisionin “Arnautistan” në MCN TV, ajo deklaroi se presidenca e parë e Trump nuk ishte kaq e fuqishme sa është e tanishmja, pasi me 312 votat elektorale, doli kundër parashikimit të gjithë sondazheve, por edhe për faktin se presidenca e parë nuk ishte aq e fuqishme.

Sipas saj, në mandatin e parë ndoshta Trump ishte i papërgatitur për presidencën, por se në mandatin e parë rol të rëndësishëm mund të ketë luajtur edhe Covidi.

Erdhi më shumë si një sfidë për establishmentin atëherë. Dy javët e para ishte një tërmet gjeopolitik.

Që ditët e para që u bë deklarata e famshme me Presidentin e Kolumbisë për emigrantët, që aty u duk se do kishte një presion të madh.

Brenda një ore ai detyroi Kolumbinë që të dërgojë avionin për emigrantët dhe brenda natës e bëri “non grata” atë dhe kabinetin dhe vendosi tarifa.

Pastaj filloi me Meksikën edhe Kanadanë, vendosi tarifat, pastaj i hoqi dhe i vendosi sërish.

Shpërndarja e menjëhershme e negociatorëve në Lindjen e Mesme në Ukrainë, emërimet e menjëhershme si i Marco Rubios si sekretar shteti, ndërprerja e fondeve të USAID ishin masa shumë drastike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy