Escobar: Lëvizjet e njëanshme të Prishtinës do kenë pasoja

Escobar: Lëvizjet e njëanshme të Prishtinës do kenë pasoja

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se lëvizjet e njëanshme të qeverisë së Kosovës do të kenë pasoja. 

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në zgjidhjen e problemit, por Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehen në dialog dhe të respektojnë marrëveshjet ekzistuese”, tha Escobar për Tanjug.

“Përkrahja jonë teknike, mbështetja jonë ekonomike dhe ndikimi ynë politik qëndron pas kësaj, sepse në fund të fundit, aspirata jonë më e madhe është që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, shton ai. 

Një ditë më parë serbët protestuan në Mitrovicën e Veriut, kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit. Ata i bënë thirrje ndërkombëtarëve që të ushtrojnë presion mbi Prishtinën në lidhje me këtë çështje. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy