Herbalisti Irfan Gjeçi shpjegon përfitimet e shegës në organizëm dhe vetitë e saj anti-inflamatore.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai renditi një sërë përfitimesh nga konsumi i shegës, lëngu i saj dhe lëvorja, duke nisur nga cikli menstrual, depresioni, shtatzënia dhe viruset.
Gjeçi këshillon që lëngu i shegës të pihet në mënyrë graduale, pasi është një lëng shumë i fuqishëm.
Shega ka acidin folik i cili është shumë i rëndësishëm edhe për nënat, pasi ndikon te fetusi. Është mirë që nënat shtatzënë të përdorin lëngun e shegës së shtrydhur deri dy gota në ditë. Dhe nënat që kanë fëmijë në gji, mund të përdorin deri dy gota në ditë.
Shega ndihmon shumë edhe për ato që duan të arrijnë një shtatzëni. Ndërsa gjatë ciklit heq dhimbjet e ciklit, si dhe rregullon ciklin. Shega ka shumë vitamina dhe minerale dhe antioksidantë të fuqishëm, ka magnezin dhe kjo e bën një fryt të fuqishëm, i cili ndihmon shumë në dimër.
Ky frut ndihmon shumë edhe ndaj ftohjes, por edhe tek njerëzit që mund të kenë depresion dhe stres. Shega plotëson nevojat e gjithë organizmit me vitaminën C dhe i ndihmon njerëzit që mos të preken ose ata që janë prekur nga viruset duke përdorur lëngun e shegës rregullisht.
Shega që është më e athët, është më e mirë për organizmin. Mund ta hash edhe kokërr por në sasi të moderuar, por jo tre kokrra në ditë. Shega është dhe afrodiziak dhe ndihmon dhe femrat dhe meshkujt në aktivitetin seksual. Po ashtu lëngu i shegës ndihmon në hollimin e gjakut, apo edhe me kolesterolin e lartë.
Bërthama e shegës është mirë që të mos konsumohet, pasi qëllon që ajo të bën dhe bllokimin e zorrës. Ndërsa lëvoren e shegës mund ta thajnë në 50 gradë në furrë dhe ta varin në varg.
Është shumë e mirë kundër parazitëve të zorrëve. Nëse e copëtojmë lëvoren, mjafton një lugë kafe në një filxhan çaj me ujë, ta ziejmë dhe pimë gradualisht. Ndërsa për të rriturit mund të përdoret tre herë në ditë.



