Dorëshkrimi i tekstit të këngës së famshme me titull “Hey Jude” të grupit “Beatles” shitet në ankand për 910 000 dollarë. Shënimet e shkruara me ngut të Paul McCartney për një studio regjistrimi në vitin 1968 e kaluan nëntë herë vlerësimin origjinal, tha shtëpia e ankandeve Julien’s Auctions.
Një bateri e cilësisë së mirë me logon e “Beatles” që u përdor gjatë turneut të parë të grupit anglez në Amerikën e Veriut në vitin 1964 ishte një tjetër produkt kryesor në ankand, që u shit për një vlerë të konsiderueshme rreth 200 000 dollarë.
Tekstet dhe kitara ishin ndër më shumë se 250 artikuj të “Beatles” të ofruara në një ankand në internet të premten duke shënuar 50-vjetorin e shpërbërjes së grupit.
Një vizatim nga John Lennon dhe bashkëshortja e tij Yoko Ono e quajtur Bagism, një term të cilin ata e krijuan për të satirizuar stereotipizmin u shit për 93 750 dollarë, ndërsa një tavull e përdorur nga bateristi Fab Four, Ringo Starr në studiot e regjistrimit të Abbey Road në Londër u dha për 32 500 dollarë.
Skena prej druri e vendit të vogël të Liverpool-it ku grupi performonte para se të nisej drejt famës arriti rreth 25 600 dollarë.
Para shitjes, specialisti i muzikës i “Julien’s Auctions”, Jason Watkins i përshkroi shënimet e shkruara me ngut të McCartney për një regjistrim në studio në vitin 1968 të “Hey Jude” si shumë të rralla dhe të vlefshme, thotë “The Guardian”.
“Është padyshim një këngë ikonike e njohur nga të gjithë. Këto shënime u përdorën në studio si një udhëzues kur u regjistrua kënga”, tha ai.
Shitja ishte programuar që të bëhej në internet dhe në “Hard Rock Cafe” në “Times Square” të Nju-Jorkut, por u bë vetëm në internet për shkak të pandemisë së koronavirusit.



