Mijëra fabrika të tekstilit të mbushur me njerëz kanë rihapur dyert e tyre në Bangladesh sot, pavarësisht se vendi ishte programuar të rrinte i mbylluar deri në 5 maj. Rritet në këtë mënyrë frika e një shpërthimi të koronavirusit në vendin e trazuar të Azisë.
Të paktën një mijë fabrikave, të mbyllura që nga fundi i marsit, u është lejuar të rihapen në dy qytetet kryesore, Dhaka dhe Chittagong, dhe në qendrat e tjera. Tregtarët me shumicë janë nën presionin në rritje të porosive për eksport dhe gjithashtu të varfërisë.
"Punëtorët e tekstilit janë në një situatë shumë të vështirë: nga njëra anë ata kanë frikë nga koronavirusi dhe kanë frikë për shëndetin e tyre, por në të njëjtën kohë ata e dinë që nëse nuk paraqiten do të pushohen nga puna. Ata kanë nevojë për pagën e tyre", shkruan "Al Jazeera" nga Dhaka, njofton "Ansa".
80% e eksporteve të Bangladeshit përbëhen nga veshje me një qarkullim prej 35 miliardë dollarësh. Mbyllja vlerësohet të ketë rezultuar në një humbje prej 6 miliardë dollarësh me 5 900 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 159 vdekje.



