Nikolla: Studentët kanë të drejtë, por ligji kërkon kohë. Jam gati të marr përgjegjësitë

Nikolla: Studentët kanë të drejtë, por ligji kërkon kohë. Jam gati të marr përgjegjësitë

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, thotë se është e gatshme të marrë përgjegjësitë e saj në lidhje me arsyet që i kanë çuar studentët në protestë. Nga foltorja e Kuvendit, Nikolla iu drejtua studentëve fillimisht duke folur për reformat në arsimin e lartë. Ajo tha se studentët kanë të drejtë, por ligji kërkon kohë për t’u vënë në zbatim.

“Në 5 vite mbyllëm 22 universitete, miliona euro të shkuara dëm nga xhepat e shqiptarëve, por koha do të flasë. Reformuam universitetet, akredituam universitetet, por koha do të flasë. Studentet kanë të drejtë. A janë sot të nevojshme ndryshimet se si përgatiten studentët? Për këtë s’ ka nevojë të flasë koha, por e bërtas edhe unë. Ligji duhet zbatuar dhe kërkon kohë. Sot me studentët gjithkush ka të drejtë të drejtojë gishtin”, tha ajo.

Duke u ndalur te pankartat e studentëve në adresë të saj, Nikolla tha se iu është përgjigjur me punë.

“Lindita dil nga ministria të kanë ardhur studentët dhe jo ushtria.” Thanë studentët, dhe unë dola dhe nuk e kam problem, për të mos turpëruar askënd. Do të kishte qenë më e lehtë edhe për ‘Ndrikull Nikollën’ herë me diploma Kristali dhe herë me çanta të shtrenjta. “Lindita Nikolla, dil në bulevard dhe shkolla është e jona”. Po të dashur studentë, ndaj i mbyllëm shumë kioska. Unë dal në bulevard me peshën institucionale. Faleminderit kolegë për mbështetjen dhe kurajon, për reformën sistematike. E vërteta dhe puna ka qenë aleati më i mirë, për t’ju kundërvënë një turravrapi.  Ata kanë të drejtë, por për të fituar një betejë është e drejta e tyre. Unë, e gatshme për të marrë çdo përgjegjësi”, tha ajo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy