Bota ka më shumë karta SIM se njerëz

Bota ka më shumë karta SIM se njerëz

Në vitin e 27-të të përdorimit të tyre, bota numëron plot 7.3 miliardë karta SIM. Në botën e smartfonëve, tabletëve dhe orëve smart, kartat e vogla që i vënë në funksion e kanë kaluar numrin e banorëve të planetit. Sipas një raporti të fundit të kompanisë “Ericsson” mbi telefoninë e lëvizshme, në botë janë 7.8 miliardë karta SIM, ose ndryshe sa 103% e popullsisë së botës.

Po ashtu, rritje me 52% ka pësuar edhe trafiku i të dhënave nga pajisjet e telefonisë së lëvizshme, një rritje që është nxitur më së shumti nga materialet video. Këto shifra janë të destinuara të rriten sërish në vitet e ardhshme me futjen e teknologjisë 5G.

Sipas raportit që I referohet tremujorit të dytë të vitit 2018, janë 5.4 miliardë përdoruesit aktualë, ndërsa abonimi në telefoninë e lëvizshme (SIM) rritet me 2% çdo vit.

Vite më parë, ky mund të ketë qenë një objektiv i paimagjinueshëm për kartat SIM, prototipi i parë i të cilave u krijua në vitin 1991 dhe përmbante një numër unik në të cilin mblidheshin të gjitha informacionet e nevojshme për të identifikuar një përdorues.

Në periudhën e monitoruar nga Raporti i Telefonisë së Lëvizshme janë shitur 345 milionë telefona celularë, nga të cilët vetëm 15% nuk janë smartfonë.

Abonimet në internetin me bandë të gjerë kanë arritur në 5.5 miliardë, me një rritje vjetore 5.5%. Tre miliardë prej tyre janë përdorues të teknologjisë 4G dhe Lte. /  ANSA /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy