Deklaratat e kryeredaktorit të MCN TV, Bashkia Tiranë reagon për udhëtimin e Maznikut

Deklaratat e kryeredaktorit të MCN TV, Bashkia Tiranë reagon për udhëtimin e Maznikut

Bashkia Tiranë reagon lidhur me deklaratat e kryeredaktorit të MCN TV, Leonard Mitro i cili nga studio e MCN Live, teksa fliste për inceneratorët, hoqi paralele mes rastit të Arben Ahmetaj, me atë të nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku. Konkretisht qëndrimi i Bashkisë Tiranë vjen lidhur me deklaratën e zotit Mitro, i cili tha se: “Si zoti Ahmetaj ka pasur dhe çështje të tjera në të kaluarën dhe këtu pikëpyetjet ngrihen mbi sistemin e drejtësisë, mbi SPAK veçanërisht, se sa e ndikuar apo e kapur politikisht është Prokuroria e Posaçme. Pse e them këtë? Marrëdhënia klienteliste që zoti Ahmetaj krijoi me biznesmenët Klodian Zoto apo Mirel Mërtiri, për analogji mund të themi që është një marrëdhënie që e kemi parë edhe në raportet që Bashkia Tiranë apo kryebashkiaku Veliaj ka pasur dhe me kompani të caktuara në punët publike që janë bërë në kryeqytet, po themi me kompaninë “Fusha”. A dolën biletat e pagesës së hotelit për nënkryetarin e bashkisë në Barcelonë të paguara nga kompania “Fusha”? Pak a shumë është e njëjta skemë. Nëse Mërtiri dhe Zoto bosët e inceneratorëve paguan hotelet, pushimet dhe fundjavat e zotit Ahmetaj, kompania “Fusha” ka paguar biletat e zyrtarëve të bashkisë. Është e njëjta marrëdhënie klienteliste. Në rastin Ahmetaj, Prokuroria ka vepruar shumë shpejt, në rastin e Veliaj, Maznikut apo zyrtarëve të tjerë të bashkisë, nuk ka vepruar në këto përmasa. Nuk di se sa segmente të SPAK janë të ndikuara, të pavarura për të vepruar. Ikja e ish-zëvendëskryeministrit nga vendi dhe shmangia e përballjes me drejtësinë e re dhe nëse do besojmë verbërisht atë që thotë Kryeministri dhe mazhoranca, refrenin e përditshëm, se drejtësia e re që po ngrihet do ndryshojë faqen e historisë dhe do e bëjë vendin tonë një vend afër standardeve të BE atëherë pse ish-zëvendëskryeministri duhet t’i ikë drejtësisë. Nëse beson se është i pafajshëm le të shkojë në dyert e drejtësisë. Kjo na lë të dyshojmë se ndoshta segmete të Prokurorisë së Posaçme janë të ndikuara poltikisht”. Lidhur me këto deklarime ka reaguar Bashkia Tiranë, e cila për MCN shprehet se: “Kryetari dhe nënkryetari i bashkisë së Tiranës, kanë udhëtuar në Barcelonë në datat 19-20 qershor 2018, për arsye zyrtare pune, ku morën pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimeve “European Prize for Urban Public Space 2018”, në të cilën sheshi “Skënderbej”, fitoi çmimin e parë. Çështja që z.Mitro i referohet në deklaratat e tij (të cilat janë të pasakta dhe keqinformojnë opinionin publik), është hetuar dhe konfirmuar nga hetimi i Prokurorisë, e më pas dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe nga Gjykata e Apelit. Për këtë arsye, kërkojmë përgënjeshtrimin dhe/ ose redaktimin e artikullit në fjalë, për të pasqyruar të sakta të gjitha faktet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy