Ndërtimi i TEC në Roskovec/ Këshilltarja Toro: Projekti, në pronën e vëllait të kryebashkiakes Majlinda Bufi

Ndërtimi i TEC në Roskovec/ Këshilltarja Toro: Projekti, në pronën e vëllait të kryebashkiakes Majlinda Bufi

Edhe pse u kundërshtua fort nga banorët e disa fshatrave të Bashkisë së Roskovecit dhe Dimalit pak ditë më parë Këshilli Bashkiak në Roskovec i dha dritën jeshile ndërtimit të TEC-it në Suk.

Projekti po pritet me protesta nga banorët e zonës, për shkak të problematikave mjedisore dhe ekologjike që dyshohet se do të shkaktojë zbatimi i projektit.

 

Drupal Ad

 

 

 

Këshilltarja e bashkisë së Roskovecit nga radhët e PL-së, Pegiola Toro, në një komunikim për ‘MCN lajme”, thotë se ndërtimi i termocentralit do të sjellë ndotje të mëdha për banorët.

 Jemi njohur mbi projektin e ndërtimit te Termocentralit para një muaji, është propozuar në mbledhje Këshilli dhe ne nuk kem i pasur informacion të detajuar për këtë rast.

Më pas ne kemi kërkuar dhe kemi bërë një kërkesë për detajet e projektit. Në mbledhje këshilli ka ardhur një inxhinier dhe ka shpjeguar disa nga hapat por thotë se ndotja dhe qytetarët do të jenë në mbrojtur, ndërkohë që nuk është e vërtetë.  

Ne kemi studiuar projektin dhe si të gjithë ndërtimet e termocentraleve tjera si në Kosovë, Greqi, të cilët në shumicën e rasteve i kanë pezulluar punimet ose i kanë ndërtuar dhe mbyllur.

Vendi ku është ndërtuar termocentrali ka pasoja ndotjeje shumë të larta.

Sipas Toros, TEC-i do të ndërtohet mes tokave bujqësore dhe konsiderohet se do të sjellë pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, por edhe për pronat e tyre.

Për më rëndë, ajo thotë se ajo po ndërtohet pikërisht në tokën në pronësi të vëllait të kryetares së bashkisë Majlinda Bufi.

Projekti është parashikuar të bëhet afër një zone të banuar afër fshatit Sukni dhe distanca më e afërt e  zonave të banimit është 20 metra.

Piketat kryesore për ndërtimin e termocentralit janë afër një stacioni elektrik dhe afër piketës së një gazi dhe kryetarja Bufi e ka mirmenduar, prona është prej kohësh e shitur dhe e rishitur.

Janë disa të dhëna që ne i kemi rimarrë përsëri dhe distanca që është krijuar për vendosjen e projektit është shumë afër qendrës së banuar.

Është bërë një ankesë nga këshilltarët, janë mbledhur disa firma dhe është çuar një dosje në SPAK kur akuzohet se prona është rishitur disa herë dhe aktualisht thuhet se prona është në pronësi të vëllait të saj, të kryetares së bashkisë së Roskovecit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy