Ish-presidenti i Republikës dhe ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi, ka komentuar situatën e krijuar në gjirin e PD-së pas humbjes së zgjedhjeve.
Në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, kryetari i FRD se me përjashtim të Besnik Mustafajt që mendimet e tij i ka bërë publike që herët, të tjerët kanë doza hipokrizie sepse nga njëra anë janë kundër kryetarit Basha dhe nga ana tjetër nuk duan ta prishin me Berishën.
“Kryetari de facto i Partisë Demokratike është ai që ka pushtetin e plotë dhe ky është Sali Berisha. Ka nga ata që besojnë në një ritkthim të Berishës në krye të PD. Jam i bindur që verdiktin e listës e ka dhënë Berisha”, tha Topi.
Topi risolli në kujtesë një nga akuzat më të rënda që i janë bërë gjatë kohës që ishte presidenti kur një një debat të ashpër me Berishën tha se presidenti fliste me heshtje.
“Kur unë vetëm një herë fola me heshtje në PD, më kritikuan. Ja pra që u folka edhe me heshtje siç po hesht tani zoti Berisha për atyë që ndodh në PD”.
Nisur nga kjo situatë Topi ka një përkufizim edhe më të rëndë për situatën në PD. “Është një mekanizëm i amortizuar që nuk ka mundësi për transfusion”, tha ai.



