Një nga krateret e vullkanit më të madh në botë në malin Etna, në ishullin e sicilisë ka shpërthyer duke lënë të plagosur 10 persona, midis tyre një gazetare të rrjetit britanik BBC, turistë, dhe vullkanologë. Etna është vullkani më aktiv në Europë, teksa krateri është riaktivizuar sërish mëngjesin e kësaj të premteje.



