Testi i virgjërisë për përdhunimet, shfuqizohet ligji në Pakistan

Testi i virgjërisë për përdhunimet, shfuqizohet ligji në Pakistan

Aktivistët e të drejtave të njeriut në Pakistan kanë mirëpritur një vendim të një gjykate rajonale e cila ndalon të ashtëquajturat ‘teste të virgjërisë’ në raste përdhunimi.  

Vendimi i cili u mor për provincën Punjab, do t’i japë fund praktikës së kontrolleve fizike për himenin e paprekur dhe ‘provës me dy gishta’, shkruan BBC.  Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Ayesha Malik, tha se testet ishin ‘poshtëruese’ dhe se ‘nuk kishin asnjë vlerë mjekoligjore’.

Vendimi në fjalë ne provincën Punjab u mor pas dy protestave nga aktivistët e të drejtave të njeriut. Këta të fundit kanë kërkuar prej kohësh që t’i japin fund këtyre llojeve të testimit, ndërsa synojnë që një vendim i ngjashëm të merret për të gjithë vendin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy