Iraku shkon në zgjedhje, të parat pas fitores në luftën kundër ISIS

Iraku shkon në zgjedhje, të parat pas fitores në luftën kundër ISIS

Irakianët po votojnë në zgjedhjet e para parlamentare qëkur qeveria shpalli fitore mbi të ashtuquajturin Shtetin Islamik (IS) vitin e kaluar.

Rreth 7,000 kandidatë nga partitë rivale po konkurrojnë për vendet në asamblenë 329-anëtarëshe.

Iraku ende po lufton për tu rimëkëmbur pas katër viteve të luftës kundër militantëve të Shtetit Islamik, thotë një korrespondent i BBC.

Ai thotë se kushdo që fiton do të duhet ta mbajë unitetin e brishtë të Irakut përballë tensioneve sektare dhe separatiste.

Kutitë e votimit në të gjithë vendin u hapën në ora 04:00 dhe do të mbyllen në orën 15:00.

Irakianët mund të votojnë për listat rivale të kandidatëve ku shumica e tyre janë kryesisht Shia apo Sunni, edhe pse kurdët kanë listat e tyre.

Qeveria e udhëhequr nga Shia ka fituar vlerësime për luftën kundër militantëve të ISIS dhe siguria është përmirësuar shumë në të gjithë vendin.

Por shumë irakianë janë të zhgënjyer nga korrupsioni i gjerë i qeverisë dhe një ekonomi e dobët, raporton për BBC, Martin Patience.

Votimi gjithashtu vjen vetëm disa ditë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e Iranit.

Disa irakianë kanë frikë se vendi i tyre mund të jetë edhe një herë viktimë në çdo luftë midis Amerikës dhe Iranit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy