Disa modele rrezikojnë burg në Dubai, pasi kanë pozuar të zhveshur në një ballkon. Pamjet janë kapur nga një ndërtesë përballe, ku shihen 16 modele duke pozuar pa asnjë veshje në trup.
Shumica e modeleve janë nga Ukrainë, ndërsa thuhet se seti ishte për një faqe pornografike izraelite.
Policia e Dubait tha se arrestoi një "grup njerëzish që u shfaqën në një video të pahijshme" me akuzat e ‘shthurjes publike’.
Video dhe fotografitë që tregojnë vajzat e zhveshura, të rreshtuara në një ballkon ndërsa po filmoheshin në lagjen Marina të Dubait, u shfaqën në mediat sociale të shtunën në mbrëmje.
Të arrestuarat përballen me 6 muaj burg dhe një gjobë prej rreth 1000 paund për shkelje të ligjeve të sjelljes publike në Emiratet e Bashkuara Arabe, që përfshin lakuriqësinë dhe sjellje të tjera të pahijshme.
Ndarja e materialit pornografik dënohet gjithashtu me burg dhe gjobë të majme sipas ligjeve të vendit, të cilat bazohen në ligjin islamik, ose Sheriatin.
Të gjithë modelet janë nga ish-Bashkimi Sovjetik, duke përfshirë Ukrainën, Bjellorusinë dhe Moldavinë.
Burimi: The Sun



