Hapja e portave të HEC, në veri u përmbytën mbi 1500 hektarë

Hapja e portave të HEC, në veri u përmbytën mbi 1500 hektarë

Ministria e Bujqësisë njofton se pas reshjeve përgjatë përgjatë ditëve të fundit, në disa rrethe të vendit ka pasur probleme, ku si pasojë, disa zona janë prmbytur.

Nga informacionet që Ministria e Bujqësisë ka nga Drejtorinë e Bujqësisë ne rrethe, deri në orën 15.30 të ditës së sotme, situata nuk ka pasur përkeqësime, përkundrazi, në disa zona ka pasur tërheqje të ujit.

Megjithatë, institucioni në fjalë ka bërë të ditur sipërfaqet e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë si pasojë e hapjes së portave të hidrocentraleve.

 

Qarku Shkodër

Në rrethin e Shkodrës, sipërfaqja e tokave të përmbytura arrin në 1010 hektarë.

Në njësinë Administrative Bushat: 140 hektarë, në Bërdicë 30 hektarë; Në Ana e Malit, 450 hektarë; Në Dajç, 70 hektarë, Në Vaun e Dejës, 35 hektarë dhe në Gur i Zi, 285 hektarë.

Këto sipërfaqe toke bujqësore janë përmbytje sipërfaqsore, si rezultat i shkarkimit të hidrocentralit. Lumi Buna ka dalë nga shtrati. Kanelet e III-ta janë të mbushura me ujë në nivelet baraz me siperfaqen e tokës, ndërsa hidrovoret dhe kanalet kulluese janë në funskionim të plotë, si dhe mjetet e mundshme janë në gatishmëri. Ndërkohë, që situata po monitorohet nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë.

 

Qarku Lezhë

Në rrethin e Lezhës ka rënë rreth 20 mm shi gjatë ditës së fundit, por për shkak të tejngopjes dhe prurjeve, aktualisht janë nën ujë rreth 100 hektarë në Bregun e Mateit, rreth 30 ha në Barbulloje dhe rreth 250 ha në zonën e Torovicës.

Në Tale dhe Alk, të Bregit të Matit janë dëmtuar 3 krerë lopë nga vërshimet e ujit, ndërsa rruga e vjetër Lezhë - Mirditë, drejt fshatit Bërzane është bllokuar për shkak të shëmbjeve dhe rreshqitjeve të tokës.

Situata më e rënduar është në Bashkinë Kurbin.

Në zonat Gjorm dhe Sanxhak, kryesisht, por edhe më gjerë, ka rreth 500 ha nën ujë. Kjo, për shkak të prurjeve në të gjitha drejtimet. Janë në funksion me kapacitet të plotë hidrovoret dhe nuk ka pasur probleme me energjinë elektrike dhe stafet e Bordit te Kullimit jane në angazhimin e tyre maksimal me burimet njerëzore, mjetet mekanike dhe gjithëçka ato kanë në administrim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy