KED e nxjerr nga gara, Zhaklina Peto: Procedurë në shkelje të ligjit, KED ka zbatuar axhenda politike

KED e nxjerr nga gara, Zhaklina Peto: Procedurë në shkelje të ligjit, KED ka zbatuar axhenda politike

Në mbledhjen e radhës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidates Zhaklina Peto. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, KED argumenton se vendimi është marrë për shkak të tërheqjes nga kandidimi të Petos, e cila ishte në garë për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, e kontaktuar nga TvT, Peto thotë se nuk është tërhequr nga kandidimi. Ajo e kundërshton vendimin e sotëm të KED-së dhe shprehet se do ta ankimojë në gjykatë.

Nuk kam dhënë dorëheqje dhe nuk jam tërhequr nga gara. E gjithë procedura e ndjekur nga KED është në kundërshtim me ligjin”, shprehet Peto.

Peto thotë se i është kërkuar dorëheqja, por ka thënë se nuk bëhet pjesë e garës përsa kohë ajo është në kundërshtim me ligjin. Ajo shton se kërkesa për dorëheqje i ka ardhur me email dhe nuk ka firmosur gjë.

Këtë proces dhe vendimmarrjen për ndërprerjen e garës në Kushtetuese do ta ankimoj në gjykatë”, thekson Peto.

Peto shton se KED ka pasur axhendë të përcaktuar se kë do të çojë në Kushtetuese. Nuk do të çonte dikë që vinte nga fusha akademike, por ka zgjedhur të bëjë emërime dhe ka zbatuar dëshira dhe axhenda politike.

Prononcimi i plotë i Zhaklina Petos për TvT

KED në lidhje me verifikimin dhe procedurën e kandidaturës time nuk ka zbatuar asnjë kërkesë që kërkon ligji procedural. Në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë periudhës së verifikimit, ata kanë qenë në keqdashje dhe keqbesim në lidhje me kandidaturën time. Procedura nisi menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ, e cila konstatoi se KED nuk kishte marrë asnjëherë në konsideratë të kryente një hetim të thelluar në lidhje me pretendimet e saj. Thjesht KED ngrinte pretendime në lidhje me pasurinë, por nuk i provonte kurrë. Ajo thjesht vendoste në lidhje me këto pretendime me vullnetin e saj, pa hyrë në një analizë dhe pa i marrë opinione organeve përgjegjëse. Unë e kam kaluar me sukses procesin e verifikimit të pasurisë. I kam kaluar me sukses të gjitha institucionet që parashikon ligji në lidhje me Gjykatën Kushtetuese. Nga pikëpamja ligjore nuk kam pasur asnjë pengesë për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Edhe nga pikëpamja profesionale nuk kam pasur asnjë pengesë, pasi jam pedagoge e Fakultetit të Drejtësisë, jam mbajtëse e titullit prof.dr. KED ka pasur axhendë të përcaktuar se kë do të çojë në Kushtetuese. Nuk do të çonte dikë që vinte nga fusha akademike, por ka zgjedhur të bëjë emërime dhe ka zbatuar dëshira dhe axhenda politike. Unë jam një subjekt që nuk ka përkrahjen e asnjë force politike. Nëse do të kisha qenë e tillë, sot do të isha në garë. Unë jam njeri i vetëm në këtë luftë. Po luftoj me organe kushtetuese, me njerëz të drejtësisë që nuk hezitojnë të kryejnë padrejtësi. Kur kam aplikuar për anëtare të Kushtetueses, më dridheshin duart sepse e mendoja si elita e juristëve shqiptarë. Pyesja veten a mundem edhe unë të jem këtu. Në këtë përballje kam kuptuar se janë njerëzit që i bëjnë këto institucione. Jam përballur me njerëz të drejtësisë që vetëm të drejtë nuk janë.

Sot ndodhem në kushtet e një vendimmarrjeje në lidhje me dorëheqjen time.  Unë në mënyrë të vazhdueshme i kam evidentuar KED-së të gjitha shkeljet që ka kryer në raport me mua. Sot ishte thirrja e fundit për ta. Bëra një kërkesë duke u parashtruar anëtarëve të KED që, nëse vijonin të shtrembëronin provat e mia për të përbaltur emrin tim, unë i paralajmërova dhe u thashë se nëse vazhdoni të shkelni Kushtetutën, do t’ju lutesha të konsideronit dorëheqjen time. Kjo ishte që unë nuk dua të bëhem pjesë këtij procesi të pisët, që drejtohet nga njerëz që mbrojnë interesat e qarqeve të caktuara politike, që nuk shikojnë shkeljet e tyre, që çojnë njerëz që nuk parashikohen në Kushtetutë dhe në mënyrë të padrejtë përjashtojnë kandidaturën. Për anëtarët e KED, unë isha një njeri që për axhendën personale të kryetares së KED apo disa anëtarëve të tjerë, nuk duhej të isha në garë sepse konkurroja paaftësinë. Ky është thelbi i kësaj vendimmarrjeje. Me këtë, ata mbuluan procedurën e pavlefshme që shoqëroi kandidaturën time.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy