25-vjeçarja shqiptare i shet foshnjën e saj avokatit gey, por....

25-vjeçarja shqiptare i shet foshnjën e saj avokatit gey, por....

Një 25-vjeçare shqiptare ishte protagoniste në mediat italiane me historin e saj. Ajo i ka shitur foshnjën e saj një avokati italian gay, por që të dy rrezikojnë burgun.

Gjithçka ka nisur në vjeshtën e vitit 2015, kur gruaja shqiptare ka mbërritur në Itali dhe është martuar në një ceremoni civile me një avokat gay në Pavese, i cili bashkëjetonte me një tjetër shqiptar gay.

Pak ditë pas martesës 25-­vjeçarja shqiptare ka lindur foshnjën ku më pas e ka regjistruar në gjendjen civile, dhe si fëmija i avokatit dhe si shpërblim ajo do të përfitonte 70 mijë euro.

Një muaj pas lindjes, ajo niset drejt Shqipërisë duke e lënë foshnjën vetëm me çiftin, gay. Ajo rikthehet në Itali me babanë biologjik, i cili pas hetimeve del se ishte vëllai i shqiptarit gay, që bashkëjetonte me avokatin.

Gjërat nuk shkojnë siç ishin premtuar pasi shqiptarja merr vetëm 5 mijë euro ndryshe nga ajo që i ishte premtuar, çka ka bërë që ajo të tregojë gjithçka. Autoritetet gjyqësore urdhërojnë testin e ADN­-së, për të konfirmuar dyshimet, ku edhe del se avokati nuk ishte babai i fëmijës.

Fëmija është dërguar në një komunitet mbrojtës duke iu refuzuar nënës biologjike. Avokati italian gay, partneri i tij shqiptar dhe një gruaja 25­-vjeçare shqiptare rrezikojnë të dënohen nga 5 deri në 15 vite burg, pasi akuzohen për “ndryshim të gjendjes civile” të një të porsalinduri. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy