“Lamtumirë grabitqar, tani zbrit në ferr”

“Lamtumirë grabitqar, tani zbrit në ferr”

Pas arrestimit të producentit Harvey Weinstein, ka qenë i menjëhershëm reagimi i femrave që e kanë akuzuar për ngacmime seksuale gjatë bashkëpunimit me të në vite. Aktorja Rose McGowan ka qenë e para që denoncoi producentin e fuqishëm të Hollivudit, duke i hapur rrugën një serie të gjatë denoncimesh dhe rrëfimesh të femrave që kanë punuar me të.

Ndërkohë që Weinstein u dorëzua dje në policinë e Nju Jorkut, ekrani i Fox News u nda në mes, duke shfaqur në njërën anë pamjet e tij, ndërsa në tjetrën aktoren që hapi spiralen e denoncimeve.

“Lamtumirë grabitqar, të zumë në grackë”, ishim komentet e aktores, e cila në fund të vitit të kaluar rrëfeu për herë të parë episodin e vitit 1997, kur Weinstein e thirri në dhomën e tij të hotelit, për një takim pune, që nuk rezultoi i tillë.

“New Yorker” dhe “New York Times” kanë investiguar dhe botuar historitë e shumë femrave të tjera, të abuzuara dhe të frikësuara nga producenti. “Gjatë viteve, ai kishte pajtuar hetues privatë, kishte paguar gazetarë, kishte kontaktuar ish-agjentë të Mosadit për t’i bërë të heshtnin viktimat e tij dhe për të ndaluar përhapjen e historive. Një sistem që ka funksionuar deri në fund të vitit të shkuar. Është një sistem i ndërtuar nga meshkujt për të mbrojtur personazhe si Weinstein. Por që sot, ky sistem do të ketë më të vështirë të funksionojë”, thotë Ronan Farrow e “New Yorker”.

Asia Argento është një tjetër emër i Hollivudit që ka ndier abuzimin dhe presionin e producentit. “Ky është hapi i parë drejt zbritjes në ferr”, e komentoi ajo arrestimin e tij.

Në fakt, i tillë mund të konsiderohet, duke pasur parasysh se Weinstein gjatë muajve të fundit humbi miqtë me pushtet, influencën në Hollivud, pasuritë dhe bashkëshorten.    / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy