Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka kritikuar mazhorancën se nuk po zbaton vendimin për t’iu drejtuar kësaj gjykate për mandatin e Olta Xhaçkës. Sipas Holta Zaçes vendimet e gjykatës janë ligj dhe duhen zbatuar. Ndërkohë ajo komentoi edhe çështjen e Fredi Belerit për të cilin tha se nuk kanë një kërkesë për shqyrtim me përparësi.



