Sot, 13 vjet nga lumturimi i Nënë Terezës

Sot, 13 vjet nga lumturimi i Nënë Terezës

Sot mbushen 13 vjet nga lumturimi i Nënë Terezës. Humanistja shqiptare më 19 tetor 2003 u shpall e lumturuar nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi krejt jetën.

Papa Gjon Pali II, i cili e adhuronte murgeshën shtatvogël shqiptare, e cila vdiq në shtator 1997 në moshën 87-vjeçare, shprehu dëshirën për ta shenjtëruar besimtaren, por arriti deri në etapën e parafundit, Lumturimin. Në Shqipëri, viti 2003 u shpall nga qeveria shqiptare si viti i Nënë Terezës, vit kur të gjithë do të mendojnë rreth faljes, ngushëllimit e mirëkuptimit, kur të gjithë do të përcjellin mesazhin e Nënë Terezës, të mendojnë, të bëjnë më shumë për ata që kanë nevoje për zgjatjen e një dore. 

Tashmë 19 nëntori simbolizon ditën për më shume lutje, besim e dashuri.

13 vjet pas lumturimit, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Vatikani, nëpërmjet një ceremonie madhështore më 4 shtator 2016 në sheshin "Shën Pjetër". 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy