Presidenti amerikan, Barack Obama, foli sot për një bisedë të shkëlqyer pasi takoi për rreth 90 minuta në zyrën ovale Donald Trump, i cili do të marrë funksionet e presidentit më 20 janar 2017.
“Ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për t;ju ndihmuar që të keni sukses”, deklaroi Obama, i ulur në krahë të miliarderit populist të zgjedhur të martën.
Duke treguar se bisedoi me Trump për politikën e jashtme si dhe për atë të brendshme, Obama insistoi mbi vullnetin e tij për të zhvilluar një tranzicion sa më të mirë të jetë e mundur.
