Kryeministri Rama ka folur sot në “Tonight” të Ilva Tares për deklaratën e shumëdebatuar mbi thirrjet që ai u bëri uniformave të policisë për pjesëmarrje në fushatë.
Rama kërkoi edhe një herë ndjesë për të dhe tha se ka të tjerë që ndjehen në turp në raport me Kushtetutën më shumë se sa i.
“Ishte nje moment retorik, qe do te kisha dashur te mos kishte ndodhur. Nuk ishte qëllimi im që të bëja politikë me policinë. Desha t’i drejtohesha policisë si individë jashtë uniformës. Koka e falur nuk pritet, jeta vazhdon. Unë kërkova ndjesë, kush më beson e kupton.
Ka të tjerë që do të ndjehen me turp për raportin me kushtetutën. Në këtë fushatë dhe para saj”, tha Rama.
Rama përgjigjet për padinë e LSI-së në prokurori: ” I kam mbyllur veshët sepse ndihem shumë i sekëlldisur kur shoh aleatët tanë janë lëshuar jashtë shinave. Rruga e 25 qershorit s’është betejë politike e as më pak personale me partitë e tjera. Kjo janë fatkeqësisht të vërteta, po unë jam i ftohtë sepse më vjen shumë keq”.



