
Propozimi i kryeministrit Rama për dekriminalizimin e dispozitës që lidhet me shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët e lartë mund t’i bashkangjitet ndryshimeve në Kodin Penal. Një pjesë e juristëve e shohin si të nevojshëm rishikimin e këtij neni, ndërsa të tjerë shprehen se nisma mund të ketë prapavijë politike.



