“Im shoq është lidhur me vajzën time dhe unë nuk mund ta duroj më këtë situatë”. Kjo është nisja e një letre të dërguar nga një grua anonime në rubrikën “Ask Erin” në SHBA.
“Në dhjetor 2015 zbulova se vajza ime e madhe dhe burri im po frekuentoheshin me njëri-tjetrin. Ua thashë të dyve dhe më thanë se kjo ishte një gënjeshtër. Që atëherë, u kam kapur mesazhe dhe letra dashurie që i kanë dërguar njëri-tjetrit”, shkruan ajo.
Gruaja saktëson se bashkëshorti i saj nuk është babai i vajzës dhe shton se është financiarisht e varur nga ai.
“Jam e humbur, nuk duroj dot më. Ata nuk kanë ndërmend të ndalen. Nëse unë e nxjerr nga shtëpia tim shoq, humbas gjithçka. Por edhe kështu nuk mund të vazhdoj”, shkruan ajo.
Ndërsa përgjigjja e psikologes është sugjerimi për t’u larguar nga kjo marrëdhënie. “Duhet të krijosh një mjedis të përshtatshëm për fëmijët e tu. Shiko përpara dhe jo mbrapa”, i shkruan ajo.



