Rreth 200 mijë francezë kanë dalë sërish këtë të mërkurë për të protestuar kundër reformës së pensioneve që u miratua pak ditë më parë nga Senati dhe që parashikon rritjen e moshën nga 62 në 64 vjeç.
Ndërsa shumë individë të veshur me të zeza u bënë pjesë e protestës, pranë Bulevardit Necker situata u tensionua aq sa policia ndërhyri për herë të parë dhe përdori gaz lotsjellës.
Kryeministrja Elisabeth Borne thotë se është e bindur se senatorët dhe deputetët mund të bien dakord mbi reformën e pensioneve.
Shumica, parlamentarët e djathtë dhe mazhoranca e Macron-it kanë miratuar tashmë nenet 1 ( heqja e regjimeve speciale ), 2 (për krijimin e një indeksi të lartë ), por edhe nenet 3,4,5, 6 dhe 7. Ky i fundit ka të bëjë me shtyrjen e moshës së daljes në pension deri në 64 vjeç .



