
Ka nisur në Astana të Kazakistanit takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij turk Rexhep Tajip Erdogan.
Pritet që dy presidentët të bisedojnë për luftën në Ukrainë.
Pritet që Presidentët të bisedojnë për situatën në Ukrainë, në kuadër të rezultateve të arritura në korrik të këtij viti, në Stamboll.
Dy liderët do të marrin pjesë në Konferencën për Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi (CICA). Në samit, përveç të tjerave do të diskutohen edhe çështjet që kanë të bëjnë me shndërrimin e konferencës në një organizatë ndërkombëtare.



