Një ndër kandidatët për deputetë në listën e hapur të Demokratëve Euroatlantikë në qarkun e Tiranës, nën Koalicionin Euroatlantik, është mjeku dhe pedagogu Gazment Koduzi.
I ftuar në "MCN Informacion", Koduzi shpjegoi situatën e opozitës të përçarë përballë Partisë Socialiste, duke theksuar se, po të ishte opozita e bashkuar, fitorja do të ishte e padiskutuar.
Kjo qeveri u mund me vota por për shkak të strategjisë ligjvënëse që e përdori duke ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe për shkak të mosdakordësisë së elementëve të opozitës për të qenë në një listë të përbashkët nuk arriti dot të maksimalizonin votat dhe ta rrezonin atë qeveri.
Partia Koalicionit Euroatlantik, atëherë ishte Partia Demokratike, e cila nisi negociata me disa akterë të politikës, por nuk mundi të arrinte një dakordësi për disa parime bazë. Kështu që vendosëm të vazhdojmë rrugën tonë, duke ofruar një program realistik dhe duke komunikuar drejtpërdrejt me popullin. Ne kemi pasur gjithmonë një lidhje të fortë me shtresën e mesme dhe njerëzit që jetojnë pranë komunitetit dhe i kemi fituar besimin e tyre, duke ofruar një mundësi për ndryshim.
Ne kemi pjesën tonë brenda opozitës, dhe pavarësisht se si do të dal rezultati dhe shpresoj që te gjithë se bashku ta rrëzojmë këtë qeveri. Ne jemi të bindur që bashkë do ta rrëzojmë atë.



