
Fëmija i parë i lindur në Itali në vitin 2021, është shqiptar. Alessandro është fëmija i një çifti shqiptar nga Dibra. Ai lindi vetëm një sekondë pasi kishte kaluar ora 12:00 e natës, duke u bërë kështu fëmija i parë në Itali për vitin 2021.
Bebi lindi me peshë 4 kg dhe 100 gram dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Në një intervistë për Tgcom24, nëna e foshnjës, Emanuela tha se ishte mjaft e emocionuar për ardhjen në jetë të fëmijës së saj të dytë.
“Ishim shumë të lumtur dhe mjekët, madje ne ngritëm një dolli të gjithë së bashku. Unë, babi Maksim dhe vëllai i tij 4-vjeçar, jemi shumë të lumtur për ardhjen në jetë të Alessandro. Mezi presim të shkojmë në shtëpi”, është shprehur nëna.



