Koronavirusi/ Konfirmohet rasti i parë në Afrikë

Koronavirusi/ Konfirmohet rasti i parë në Afrikë

Koronavirusi COVID-19 tashmë ka mbërritur në një kontinent të ri, në Afrikë ku burime zyrtare konfirmojnë rastin e parë të regjistruar në Egjipt.

Ministria e Shëndetësisë në Egjipt tha se pacienti ishte një shtetas i huaj, i cili nuk kishte treguar asnjë simptomë. Khaled Megahed, një zëdhënës i ministrisë, tha se pas kryerjes së testeve laboratorike, pacienti u fut në karantinë në spital dhe në vijim u njoftua Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Numri i të prekurve me COVID-19 në mbarë botën ka arritur në 64.544 mijë vetë, përfshirë 44 raste në Evropë.

Sipas OBSH-së, qeveritë dhe gjigandët farmaceutikë duhet urgjentisht të fillojnë punën e shtrenjtë dhe të rrezikshme për të zhvilluar vaksina kundër COVID-19.

"Duhen qindra miliona dollarë dhe mund të jetë e nevojshme të zhvillohen disa vaksina të mundshme pa asnjë siguri se cila prej tyre do të funksionojë", tha Michael Ryan, drejtori i urgjencave të OBSH-së në një konferencë mbi koronavirusin që u mbajt në Gjenevë. /Euronews/ 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy