Dorëheqja e kryeministrit francez, Mema: Macron po përballet me mungesë votëbesimi

Dorëheqja e kryeministrit francez, Mema: Macron po përballet me mungesë votëbesimi

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Medlir Mema në një intervistë për MCN e cilëson krizën në Francë si mungesë votëbesimi ndaj qeverisë pas dorëheqjes së Lekorny. Ai vlerëson se Macron përballet me sfida të mëdha politike dhe ekonomike.

Sa i përket planit të Trump për Gazën, Mema shprehet skeptik për paqe të qëndrueshme, duke theksuar se çarmatosja e Hamasit dhe e ardhmja e shtetit palestinez mbeten të paqarta.

Intervista e plotë:

-Z. Mema ta nisim me krizën në Francë. Lekorny dha dorëheqjen dhe ngjan se Francës I kanë mbaruar edhe kandidatët për kryeministër. Si ta quajmë këtë lloj krize dhe Macron nuk ka asnjë përgjegjësi? 

Kemi një seri qeverishë që janë zgjedhur sërish dhe mund të shohim që janë konsumuar politikisht. Në këtë kontekst mendoj që është një krizë e votëbesimit të qytetarëve francezë. Të gjitha tregojnë që ekonomitë europiane po kalojnë një krizë të thellë. 

-Javën që shkoi u propozua me bujë plani i z. Trump për Gazan. Duke parë tekstin, cilat janë pikat e forta dhe çfarë ofrohet? 

Problemi kryesor kanë qenë se nuk janë kornizuar pikat kryesore të planit dhe nuk dihet nëse do të arrihen apo jo. E para e është çështja e ndërrimit të pengjeve dhe kjo është pjesa më e lehtë për tu zgjidhur. Problemi është ajo çfarë ndodh pas shkëmbimit të pengjeve dhe çfarë ndodh me të ardhmen e shtetit te Palestinës dhe Gazës. 

-Është tekst i një paqeje të qëndrueshme besoni ju? 

Plani nënkupton jo vetëm shkëmbimin e pengjeve, por edhe çarmatosjen e Hamasit. Nuk besoj se do të arrihen dhe sikur këto të gjitha të arrihen dhe ushtria Izraelite të largohet, nuk ka prapë një të ardhme për shtetit Palestinez. Nuk ka një qartësi dhe nuk besoj do të ketë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy