
Burime për MCN pranë Gjykatës Kushtetuese konfirmojnë që seanca e kësaj të mërkure për zgjedhjet e 2019-ës sapo ka përfunduar. Gjykata Kushtetuese ka vendosur t’i drejtohet Komisionit të Venecias për këtë rast.
Ndërkohë, palët në këtë proces kanë të drejtë të paraqesin nga një pyetje për Komisionin e Venecias lidhur me zgedhjet locale të zhvilluara në vitin 2019 në vendin tonë.
Kujtojmë se Voltana Ademi çoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit 2019, duke kërkuar që të shpallet pavlefshmëria e tyre.
Të pranishëm në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese kanë qenë Voltana Ademi, kryetare e Shoqatës së Bashkive bashkë me avokatin Jordan Daci, Elira Kokona përfaqësuese e qeverisë, Bledar Dervishi, përfaqësues i Presidencës dhe Fabian Topollai nga Bindja Demokratike.



