Marrëveshja e Uashingtonit, Nesho: Kosova doli e humbur (VIDEO)

Marrëveshja e Uashingtonit, Nesho: Kosova doli e humbur (VIDEO)

Ish-ambasadori Agim Nesho mendon se Kosova ka dalë e humbur nga marrëveshja e Uashingtonit nënshkruar të premten në Shtëpinë e Bardhë.

I ftuar të shtunën përmes një lidhje me Skype në studion e lajmeve në TVT, Nesho theksoi se ishte një marrëveshje, por historike në këndëvështrimin e politikës së administratës Trump, e cila arriti një fitore për herë të dytë në fushën e politikës së jashtme, duke krijuar një lloj avantazhi për Serbinë.

Ajo që doli e humbur nga kjo marrëveshje, në thonjëza, ishte Kosova. Ajo nuk arriti dot të fitonte atë që ishte përgatitur dhe përpunuar opinioni publik në Kosovë dhe Shqipëri që me ndërmjetësimin e SHBA-së do të bëhej e mundur njohja ndërkombëtare e Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, nga kjo marrëveshje, Beogradi ka dalë i fituar. Ai theksoi se në këndvështrimin e serbëve, ata kanë qëndruar fort dhe një element i tillë nuk është vënë re tek qëndrimi i palës kosovare.

Nëse e shikon në thelb takimin e Uashingtonit, përveç paraqitjes që duken si dy vende të barabarta, marrëveshja pasqyron gjithë politikën ekspansioniste neokolonialiste të Serbisë për t’u shndërruar në fuqi domuniuese në Ballkan”, theksoi Nesho.

Ish-ambasadori tha se pala serbe insistoi në pikat e tyre të marrëveshjes, duke mos pranuar që në krye të herës të diskutojë njohjen e Kosovës dhe pavarësisht faktit se është një realitet i patjetërsueshëm tani për të gjithë perëndimin.

Ata qëndruan në pozicionin e tyre dhe mendoj se e fituan këtë marrëveshje”, u shpreh ai.

Nesho theksoi se kosovarët u duken të intimiduar për të mos prishur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke pranuar të gjitha pikat e marrëveshje, ku sipas tij, ata dolën më të pafituarit e këtij takimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy