Çarja e argjinaturës së Bistricës/ Kiço: Probleme të mëdha për banorët e Konispolit, Delvinës, Finiqit dhe Sarandës. Evakuuam disa banorë në fshatra (VIDEO)

Çarja e argjinaturës së Bistricës/ Kiço: Probleme të mëdha për banorët e Konispolit, Delvinës, Finiqit dhe Sarandës. Evakuuam disa banorë në fshatra (VIDEO)

Moti i keq vijon të sjellë probleme të mëdha në jug të vendit. Si pasojë e reshjeve intensive, argjinatura e lumit Bistricë është çarë, duke përmbytur pesë banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore.

Nenprefekti i Vlorës, Kristaq Kiço, në një deklaratë për “MCN Live”, raportoi pasojat e rënda që ka lënë kjo fatkeqësi natyrore në disa bashki të jugut.

Sot jemi në terren që prej orëve të para të mëngjesit. Situata është shumë më e rëndë se ajo e ditëve të kaluara dhe nuk e kemi përjetuar kurrë më parë në këtë përmasë. 

Në vështirësi janë katër bashkitë e jugut: Konispoli, Delvina, Finiqi dhe Saranda. 

Sa i përket bashkisë së Sarandës, e cila ndodhet në pikën ku derdhen ujërat e gjithë zonës, pikërisht këtu shpërtheu edhe argjinatura e Bistricës, duke shkaktuar probleme të mëdha për banorët, veçanërisht për ata që kanë pasur blegtori, stallat dhe bagëtitë. Situata na ka vënë në një vështirësi të madhe.

Sipas Kiços, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë për të shpëtuar banorët:

Jemi munduar të evakuojmë disa familje. Jemi në komunikim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Kemi kërkuar mbrojtje nga ajri, por ndërhyrja ajrore ishte e pamundur. Për këtë arsye, evakuimet po i kryejmë me gomone.

Banorët janë shpëtuar, problemi kryesor mbeten stallat dhe bagëtitë, ku dëmet janë të konsiderueshme.

Gjithashtu se impianti i ujërave të zeza është jashtë funksionit, ndërsa furnizimi me energji elektrike nuk mund të rikthehet derisa niveli i ujit të bjerë dhe të rikthehen kushtet teknike të sigurisë.

Duhet të presim që uji të tërhiqet, që më pas të nisë furnizimi me energji elektrike dhe të rivihen në punë impiantet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy